Pas 31 vitesh nga vizita e babait ish kryeministrit Kostandinos Micotakis, të mërkurën e 22 Dhjetorit, në prag të Krishtlindjes, ishte radha e të birit, kryeministrit aktual të Greqisë Kyriakos Mitsotakis të mbërrinte në Himarë, Finiq dhe Dropull.

Në ndalesën e parë në Himarë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ky moment është nga më të veçantit dhe më madhështoret për të dhe për gjithë grekët.

 “Unë ende e kujtoj vizitën qe kreu në këto toka ish kryeministri Kostantinos Mitsotakis, im atë në vitin 1991. Është privilegj për mua të jem kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Dua t’ju falënderoj dhe vlerësoj që mbajtët në kohë të vështira pishtarin e dashurisë për atdheun dhe ortodoksinë në zemrat tuaja. Duhet te dini se tek unë minoriteti etnik grek në Shqipëri nuk do ketë vetëm një mik por edhe një mbështetës të kërkesave tuaja te drejta. Ju që zgjidhet të jetoni në Himarë jeni një urë lidhëse të miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë”, kryeministri grek.

Në  Dropull dhe  Derviçan, vizitës së kryeministrit të Greqisë iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama i  cili mori këtë angazhim.

 Sheshi do të mbajë emrin Kostantin, në nderim të babait të kryeministrit Mitsotakis. Do t’i vendosim dhe bustin në shesh për ta nderuar. Për të merituar një bust Kyriakos duhet të vijë nja pesë herë këtu, e para njëherë duhet të fitojë zgjedhjet sepse si mik mund të vijë 100 herë, por nëse nuk është kryeministër, bust nuk ka. Për përvjetorin e babait të presim këtu, se unë do jem prapë kryeministër”, tha Rama.

 “U mërzita ku u anulua vizita ime këtu në fillim të dhjetorit. Por premtova që do vija t’ju takoja para mbylljes së vitit. Nuk mund të harroj faktin se  këtu erdhi babi im, pak para se të shembej regjimi komunist në Shqipëri. Aso kohe babi im tha: minoriteti grek urë miqësie midis dy vendeve. E njëjta gjë vlen edhe tani. Me Ramën kemi bashkëpunim të ngushtë. Në mund të zgjidhim çështjet bashkë në çdo fushë”, tha kryeministri grek.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel