LIVE/ Tensione para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit zhvendosen te Parlamenti, policia nis shoqërimet. Rama: S’jap dorëheqjen

15/10/2026 11:50

Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Që në orët e para të ditës, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.

Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.

Përveç Tiranës, bojkotimi i mësimit raportohet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Gjimnazistë dhe studentë janë përfshirë në lëvizjen e protestës, në përgjigje të thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Zhvillimi vjen në një ditë kur vëmendja politike dhe publike është përqendruar te protesta studentore dhe situata e krijuar në vend.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

Top Channel