“Jemi të gatshëm të ndihmojmë”/ OSBE apel politikës për protestën e dhunshme: Dialog dhe qetësi për kapërcimin e situatës
15/10/2026 18:56
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, duke bërë thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës në vend.
OSBE shprehet gjithashtu e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse kjo kërkohet.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.
Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, shkruan OSBE.
Top Channel