Tubimi në Tiranë, PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar

15/10/2026 14:50

Partia Demokratike ka njoftuar krijimin e një grupi avokatësh që do të ofrojnë asistencë ligjore 24 orë në 24 për protestuesit që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Përmes një njoftimi, PD bën me dije se grupi është ngritur nga Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe do të ofrojë mbështetje pranë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të protestuesve.

Grupi i avokatëve përbëhet nga Marash Logu, Eda Grimci, Adriana Kalaja, Franc Nuri, Shaqir Manjani, Besart Logu dhe Ledio Nuraj.

Partia Demokratike u bën thirrje protestuesve që kanë nevojë për ndihmë ligjore të kontaktojnë grupin e avokatëve në numrin e vënë në dispozicion.

Top Channel