Sërish tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta, policia i shpërndan me ujë

15/10/2026 12:39

Rikthehen tensionet para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë.

Situata vjen në ditën e tretë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Ndërkohë, Policia i është përgjigjur me ujë.

Top Channel