Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital
Punonjësve të administratës publike dhe të institucioneve shtetërore të vendosura në qendër të kryeqytetit u është komunikuar, përmes një mesazhi të dërguar mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00, që të mos paraqiten fizikisht në punë dhe të vijojnë aktivitetin e tyre online.
Vendimi vjen pas sulmeve ndaj disa institucioneve shtetërore nga protestuesit, ndërsa masa prek administratat e institucioneve që ndodhen në zonën qendrore të Tiranës.
Ndër institucionet e përmendura janë Bashkia e Tiranës, Biblioteka, Muzeu, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, si dhe ministri të tjera.
Sipas informacionit të bërë të ditur, njoftimi u është përcjellë punonjësve gjatë mbrëmjes, me udhëzimin që të mos paraqiten në ambientet e punës dhe të kryejnë punët online.
Top Channel