Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton një pjesë të personelit të largohet nga institucioni

15/10/2026 11:17

Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, është vendosur gjithashtu që të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat.

Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi masat e marra për garantimin e sigurisë në institucion.

Top Channel