Përplasje të ashpra në Shkodër/ Policia tenton shoqërimin e një të riu, ndërhyn nëna e tij
15/10/2026 12:22
Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës në Shkodër, ku Policia ka tentuar të shoqërojë një të ri, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të nënës së tij dhe protestuesve të tjerë.
Nëna e të riut dëgjohet duke bërtitur “Mos ma merrni!”, ndërsa përpiqet të pengojë shoqërimin e djalit të saj.
Në ndihmë të tij kanë ndërhyrë edhe protestues të tjerë, duke e tensionuar më tej situatën.
I riu mendohet se është një nga personat që kanë goditur bashkinë e Shkodrës dhe selitë e PS e PD.
Top Channel