Protesta studentore, Gjykata e Apelit shqyrton shtyrjen e seancave gjyqësore të ditës së sotme
15/10/2026 10:39
Situata e krijuar nga protesta studentore ka vënë në diskutim zhvillimin e seancave gjyqësore të parashikuara për ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Aktualisht, në gjykatë po zhvillohen seancat për qytetarët që janë paraqitur.
Ndërkohë siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po diskutohet mundësia e shtyrjes së seancave të tjera të planifikuara për sot, në varësi të situatës së krijuar nga protesta.
Top Channel