Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar

15/10/2026 16:53

Protestuesit janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë.

Menjëherë pas sulmit, alarmi i bankës ka rënë dhe është dëgjuar në të gjithë zonën. Pas sulmit ndaj këtij institucioni financiar, duket se gurët e protestuesve nuk kanë kursyer as kabinën ku qëndrojnë rojet e Ambasadës Amerikane.

Gurët nuk janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të ambasadës, por vetëm drejt kabinës, e cila është pjesërisht prej xhami. Në momentin e sulmit, nuk ka pasur persona brenda saj.

Top Channel