Sulmohet një bankë e nivelit të dytë në qendër të Tiranës, kishte punonjës brenda, protestuesit i vendosin flakën letrave
15/10/2026 14:37
Një bankë e nivelit të dytë në qendër të kryeqytetit është sulmuar gjatë protestës.
Në drejtim të hyrjes dhe fasadës së xhamit janë hedhur tulla dhe janë përdorur shkopinj për të goditur ambientet e saj.
Sipas raportimit të gazetares Dorjana Bezat, brenda bankës kishte edhe disa punonjës, të cilët dolën nga xhamat.
Gjithashtu, disa nga protestuesit kanë marrë disa letra dhe i dogjën.
Incidenti vjen në një kohë kur protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private.
Top Channel