Mbi 80 persona janë shoqëruar në komisariatet e Policisë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Të shoqëruarit janë dërguar në ambiente të ndryshme policore, ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi identitetin e tyre dhe arsyet e shoqërimit, siç raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka.

Protesta e së mërkurës u shoqërua me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe dëmtime të pronës publike e private në disa zona të Tiranës.

Top Channel