Tensionet në protestë, vendoset flaka pranë ish-Ambasadës Ruse
15/10/2026 15:33
Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me një tjetër incident, ku kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse është përfshirë nga flakët.
Ngjarja është regjistruar në një kohë kur protesta vijon të shoqërohet me akte dhune dhe dëmtime në disa zona të Tiranës.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet.
Top Channel