Zjarr në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i vihet flaka një kioske. Digjen pemët dhe rrezikojnë bizneset përreth

15/10/2026 18:22

Protesta vijon të jetë e tensionuar. Para pak çastesh protestuesit i kanë vënë flakën një kioske në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Në pamjet e siguruara kioska ka marrë flakë e gjitha bashkë me pemët përreth dhe rrezikohet dalja jashtë kontrollit në bizneset që ndodhen pranë.

Prania e pemëve pranë zjarrit e bën situatën shumë delikate. Ky është rasti i disatë i dhunës dhe shkatërrimit në protestë.

Top Channel