Sulmohet sërish Ministria e Brendshme, protestuesit kërkojnë të futen brenda godinës. Policia i largon me gaz lotsjellës
15/10/2026 20:16
Protestuesit edhe një herë kanë mësyrë drejt Ministrisë së Brendshme, të cilën e kanë sulmuar disa herë përgjatë këtyre 3 ditëve.
Protestuesit kanë sulmuar me sende të forta pjesën e hyrjes së godinës, teksa më pas ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës nga tarraca e godinës.
Për momentin protestuesit janë tërhequr, pa mundur të futen brenda ambienteve. Pjesa e fasadës është sulmuar dhe shkatërruar me gurë dhe sende të forta.
Top Channel