Tensionet në Shkodër, protestuesi i arrestuar nga policia: Nisi paqësore, vetë e sollën në këtë pikë Gjatë tensioneve të sotme në protestën e zhvilluar në Elbasan, dy policë civilë kanë ndaluar një të mitur duke i kërkuar të identifikohet.
Në videon e shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, vërehen dy persona të të cilët i prezantohen të miturit si policë dhe i kërkojnë të heqë maskën e të identifikohet.
Në momentin kur i mituri tregon emrin e tij, dy personat i kërkojnë edhe emrin e babait.
Pjesë nga biseda:
Polici civil: Si e ke emrin? Hiqe maskën, hiqe pak. Identifikohu mor burrë si e ke emrin
I riu: Pse, për çfarë ju duhet?
Polici civil: Policia, hiqe maskën tani, hë mo hiqe maskën tani (i heq maskën të riut). Si e ke emrin?
I riu: Ç’punë ke me emrin?
Polici civil: Si e ke emrin po të them ore?
I riu: Po pse të duhet emri im mor burrë? Mos kap foto
Polici civil: Tani hiqe maskën
I riu: E hoqa maskën
Polici civil: Hiqi edhe syzet, kur të thotë policia, hiqe dhe kapuçin dhe thuaj emrin. Si e ke?
Top Channel