Foto/ Kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, mes flakëve dhe tymit. Banorët dalin në ballkone dhe “monitorojnë” rrezikun për banesat e tyre

15/10/2026 16:37

Kryqëzimi në Rrugën e Elbasanit është përfshirë nga tymi, flakët dhe kaosi.

Në këtë aks rrugor ndodhet një grup protestuesish, të cilët po shkaktojnë kaos dhe po shkatërrojnë gjithçka që u del përpara.

Ata i kanë vënë flakën edhe një kioske, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen te pema ngjitur.

Banorët e pallatit që ndodhet pranë kësaj kioske kanë dalë në ballkone dhe duket se po “monitorojnë” rrezikun që flakët mund t’u kanosen edhe banesave të tyre.

Top Channel