Tensionet në Rrugën e Durrësit, përfshihet nga flakët një banesë e braktisur pranë Ministrisë së Arsimit

15/10/2026 12:53

Një banesë e braktisur pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, është përfshirë nga flakët mes tensioneve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet.

Ngjarja vjen në një moment kur situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar, me protestuesit dhe Policinë të përfshirë në përplasje.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

Top Channel