Tensione në protestë/ Konfrontim mes Policisë dhe protestuesve në Durrës, turma reagon pas përplasjes me një të ri

15/10/2026 13:42

Tensione dhe konfrontime janë regjistruar gjatë protestës në Durrës, ku një efektiv policie është përfshirë në një përplasje fizike me një protestues.

Pas incidentit, protestues të tjerë kanë ndërhyrë, duke iu drejtuar efektivit dhe duke përshkallëzuar situatën.

Pas përplasjes, turma është afruar drejt forcave të Policisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Top Channel