Largime nga bordi drejtues i Chelsea? Todd Boehly dhe ortaku i tij, në bisedime për shitjen e aksioneve
Top Channel sjell pamje ekskluzive dhe të papublikuara më parë nga dhomat e zhveshjes së Dinamos, vetëm pak çaste pas kualifikimit të rëndësishëm ndaj Audas.
Në videon që do të transmetohet sot, atmosfera është elektrizuese. Lojtarët festojnë suksesin europian, ndërsa në dhomat e zhveshjes mbërrin presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, i cili mban fjalën e dhënë dhe shpërblen skuadrën për eliminimin e Audas. Paratë shpërndahen mes lojtarëve në mes të festës, në pamje që tregojnë edhe një herë motivimin e madh brenda kampit “blu”.
Kliko këtu për të pare videon Ekskluzive në dhomën e zhveshjes së Dinamos
Por premioja e dhënë pas Audas nuk është shpërblimi i vetëm. Tashmë Dinamo ka përpara sfidën që mund t’i ndryshojë sezonin dhe historinë europiane të klubit. Më 20 gusht, në “Elbasan Arena”, Dinamo pret Pafos në ndeshjen e parë të Play-Off-it të Conference League. Një javë më pas, më 27 gusht, luhet takimi i kthimit në Qipro.
Nëse Dinamo eliminon Pafos dhe kalon këtë tur, siguron kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League. Dhe për këtë objektiv presidenti Ardian Bardhi ka vendosur një premio të jashtëzakonshme:
Në këtë betejë europiane janë ende dy skuadra shqiptare. Egnatia, e cila deri tani ka siguruar 3.870.000 euro nga rrugëtimi europian, luan për një objektiv edhe më të madh. Rrogozhinasit përballen me Lillestrøm në play-off-in e Europa League. Ndeshja e parë luhet më 20 gusht, në orën 19:00, në Rrogozhinë, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet më 27 gusht, në orën 19:00, në transfertë.
Nëse Egnatia arrin të eliminojë norvegjezët, atëherë siguron një vend në fazën e ligës së Europa League, një tjetër moment historik për klubin. Por edhe në rast eliminimi, aventura europiane nuk përfundon. Egnatia e ka të siguruar tashmë fazën e ligës së Conference League, ndaj dy ndeshjet me Lillestrøm janë një betejë për të përcaktuar se në cilën prej dy kompeticioneve europiane do të luajë skuadra shqiptare.
Pra, Egnatia ka të garantuara 3.870.000 euro, ndërsa me një kualifikim në Europa League mund të vazhdojë të rrisë të ardhurat dhe prestigjin e saj europian.
Në krahun tjetër, Dinamo ka siguruar deri tani 1.450.000 euro dhe luan me Pafos për një vend në fazën e ligës së Conference League. Ndeshja e parë luhet më 20 gusht në “Elbasan Arena”, ndërsa kthimi më 27 gusht në Qipro. Nëse Dinamo kalon Pafos, jo vetëm që siguron miliona të tjera nga UEFA, por edhe aktivizon premion prej 500 mijë eurosh të premtuar nga presidenti Ardian Bardhi. Kështu, dy klubet shqiptare hyjnë në dy javët më të rëndësishme të sezonit europian: Egnatia për Europa League, Dinamo për Conference League, me miliona euro dhe një vend në fazat kryesore të kompeticioneve të UEFA-s në lojë.
Top Channel