As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham
Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri konfirmoi trendin e vitit të kaluar dhe atë të Botërorit të kësaj vere që ka të bëjë më shkollën spanjolle të trajningut.
Paris Saint Germaini i Luis Enrique fitoi Superkupën Evropiane duke mundur në finalen e Salzburgut Aston Villën e Unai Emery, fituese e Europa League.
Po kështu sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kampioneve, tekniku spanjoll i parizienëve mposhti bashkëkombasin e tij Mikel Arteta dhe Arsenalin e tij dhe në këtë mënyre konfirmohet dominimi i trajnerëve spanjollë në botën e futbollit. Statistikat tashmë thonë se tani trajnerët iberikë kanë parakaluar ata italianë përsa iu përket trofeve evropianë.
Kështu në total janë 47 trofe të fituar nga 20 trajnerë të ndryshëm spanjollë kundrejt 43 trofeve të fituar nga 18 trajnerë italianë si për të thënë se tani trajningu flet gjuhën spanjolle dhe jo më atë italiane.
Top Channel