Një turne miqësor u shndërrua në momente tensioni dhe objekt ironish në rrjetet sociale. Në Spanjë dhe Angli janë bërë virale momentet e fundit të Trofeut Costa Del Sol mes Malagas dhe Fulhamit.

Miqtë ishin në kryesim të rezultatit 2-1 kur në minutat shtesë arbitri Miguel Angel Ortiz Arias akordoi një penallti për Malaga pas një prekje të topit me dorë. Trajneri i Fulham, Alvaro Arbeloa që u ndëshkua me karton të kuq. 

Në këtë pikë, trajneri spanjoll iu kërkoi futbollistëve të tij ta ndjekin në dhomën e zhveshjes edhe pse sfida u mbyll me barazim dhe publiku ishte në pritje të ekzekutimit të 11 metërshave. Malaga nuk e priti mirë dhe dërgoi Eneko Jauregi në zonë për të ekzekutuar një penallti ironike me portën bosh e pasuar nga festa e shokëve të tij të skuadrës dhe e publikut të shtëpisë.

Në një postim në rrjetin social X, Fulham sqaroi se skuadrat kishin arritur një marrëveshje se nuk do të kishte gjuajtje penalltish në rast barazimi.

Ndërsa Malaga në faqen e saj zyrtare theksoi se Fulham u tërhoq nga fusha e lojës dhe kështu spanjollët u konfirmuan fitues të turneut për të tretin vit radhazi.

Top Channel