Pas transferimit te Lazio, Frattesi përshëndet zikaltrit: Interi, nderi më i madh në jetën time…
o afron gjithnjë e më shumë dita kur Premier League do të ngrejë siparin e saj me Superkompjuterin Opta që nisi sërish punën me parashikimet e saj. Dhe në këtë kuadër, ky superkompjuter sheh Arsenalin të mbrojë titullin kampion të Anglisë edhe për sezonin 2026/27.
Sezonin e kaluar, skuadra londineze i dha fund një pritjeje 22 vjeçare duke u kurorëzuar kampione e Premier League duke lënë pas Manchester City pas një rivaliteti të fortë deri në ndeshjen e fundit. Sezonin e ardhshëm Arteta do të kërkojë të bëhet trajneri i 4-t në kampionatin anglez në gjendje për të mbrojtur titullin pas Sir Alex Ferguson, Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolës.
Sipas Superkompjuterit Opta, që u bazua te analizimi i 10 mijë simulimeve të kampionatit, Arsenal është favoriti kryesor për të fituar Premier League për të dytin vit radhazi me 38% shanse. Edhe këtë radhë Manchester City shihet si rivali më i fortë i Topçinjve në garën për titull me Citizens që kanë 20.5% shanse për triumfin në fund të sezonit në kampionatin anglez. Podiumin e plotëson Liverpool që është dukshëm më i shkëputur se dy të parët, me The Reds që kanë vetëm 9.2 % shanse sipas Superkompjuterit Opta duke lënë pas Manchester United dhe Aston Villan respektivisht me 6.2 dhe 4.8% të ndjekur nga Chelsea i Xabi Alonsos me 4.1% dhe Tottenhami i Roberto De Zerbi me 2.9% shanse për të ngritur trofeun e kampionit në muajin maj
PARASHIKIMI I OPTA PER TITULLIN NË PREMIER LEAGUE
Arsenal 38%
Man.City 20.5%
Liverpool 9.2%
Man.United 6.2%
Aston Villa 4.8%
Chelsea 4.1%
Tottenham. 2.9%
Por Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimin edhe për anën tjetër të klasifikimit dhe për skuadrat që rrezikojnë më shumë rënien në Championship. Në këtë aspekt, është Hull City ai që ka shanset më të mëdha për të rënë nga kategoria me 38.7% i ndjekur nga Ipswich dhe Coventry me respektivisht 31.2 dhe 27.9%. Edhe Sunderland rrezikon të bjerë sipas parashikimit të Optas dhe te kjo skuadrë mund të ndikojë pjesëmarrja në Europa League dhe lëvizjet e kufizuara në merkaton e transferimeve. Parashikimi Opta për Sunderland është 25.9% shanse për rënien në Championship. Më pas vjen Fulham i Alvaro Arbeloa me 23.4%, Leeds United me 22.5% dhe Crystal Palace me 20%.
SKUADRAT QË RREZIKOJNË RËNIEN SIPAS OPTA
Hull City 38.7%
Ipswich Town 31.2%
Coventry City 27.9%
Sunderland 25.9%
Fulham 23.4%
Leeds United 22.5%
Crystal Palace 20%
Top Channel