Igli Tare e solli te Milani me huazim, Niclas Fullkrug pranë kthimit te Werder Bremen
Ambicie për titullin? Ambicia e Juventusit është që të fitojë gjithnjë, me fitore ia del të marrësh rezultate si në kampionat ashtu edhe në Evropë’-kështu u shpreh presidenti i Exor, John Elkann në një intervistë për Sky Sport. Presidenti i kompanisë që ka në pronësi Juventusin ishte i pranishëm në sfidën e veçantë mes skuadrës së parë të Luciano Spallettit dhe Juventus Next Gen të Brambillas.
‘Kemi shumë impenjime të mëdha dhe të rëndësishme për të çuar përpara, në historinë e Juventusit ka cikle, jemi në një fazë rindërtimi dhe është e nevojshme që ta bëjmë mirë këtë-shtoi Elkann-është thelbësore që të hapen cikle. Është ajo që kërkojnë tifozët tanë. Sot është dita e Juventusit, është një ndeshje që bashkon të gjithë ata që duan Juventusin dhe është një moment ku familja takohet dhe vlerëson Juventusin e së ardhmes’
Gjatë pjesës së parë të sfidës, Elkann u pikas në pankinë përkrah trajnerit Spalletti.
‘Me Spalletin kemi një raport të fortë, nuk mund të refuzoja eksperiencën për të ndjekur ndeshjen në pankinë me të, sepse nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë dhe është diçka e bukur që të dëgjosh mendimet e tij dhe sesi e sheh ai sfidën-tha Elkann që më pas foli edhe për zgjedhjen e Giovanni Carnevalit në rolin e Shefit Ekzekutiv të Juventusit në vend të Damien Comolli.
‘Aftësitë e tij, dëshira dhe pasioni i tij për të rikthyer Juventusin te gjërat e mëdha që meriton, përputhet me identitetin e këtij klubi-tha Elkann
Top Channel