Tirana dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen miqësore te zhvilluar në ‘Selman Stërmasi’, një sfidë kjo që përkonte edhe me ditën e 106 vjetorit të themelimit të Tiranës.

Me këtë përballje të dyja skuadrat kanë mbyllur përgatitjet e tyre në prag të sezonit të ri në Kategorinë Superiore që do të nisë javën e ardhshme.

Bardheblutë ishin ata që morën avantazhin në këtë ndeshje me golin e Redon Xhixhos dhe arritën të mbyllin pjesën e parë me rezultatin 1-0 në favorin e tyre. Por Laçi riktheu ekuilibrin në rezultat duke barazuar në 1-1 me Stafën. Tirana u rikthye në avantazh me golin e Kish për të çuar shifrat 2-1 në favorin e saj, por edhe këtë radhë Laçi barazoi me Kalaj dhe kështu kjo ndeshje miqësore u mbyll me barazimin 2-2.

Ndeshjet e ardhshme për të dyja skuadrat do të jenë ato të startit të kampionatit me Laçin që do të presë Elbasanin, ndërsa Tirana do të luajë në fushën e Egnatias.

Top Channel