Zyrtare/ Një moldav mes shtyllave të portës së Vllaznisë, klubi shkodran konfirmon Cristian Avram
17/08/2026 20:37
Vllaznia sjell një portier të ri në radhët e saj. Bëhet fjalë për futbollistin moldav Cristian Avram që ka qenë pjesë e skuadrës rumune të Petrocub.
Kuqeblutë konfirmuan gjithçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale teksa bëri të ditur nënshkrimin me futbollistin 32 vjeçar.
‘KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit Cristian Avram, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë. Portieri moldav, i aktivizuar edhe me Kombëtaren e Moldavisë, vjen për të përforcuar portën kuqeblu me eksperiencën dhe cilësitë e tij. Mirë se erdhe në Shkodër, Cristian Suksese me fanellën kuqeblu!’-lexohet në njoftimin zyrtar të Vllaznisë.

Top Channel