Jamal Musiala tremb tifozët e Bayernit, humbet ndjenjat gjatë miqësores, Saibari arrin ta mbajë(VIDEO)
Fillon sezoni i ri dhe bashkë me të nis nga e para edhe numërimi i golave që do të shënojë të çdo futbollisti të cilër do të kërkojnë të kalojnë vetveten. Por për disa ky mund të jetë një mision më i vështirë se për të tjerët.
Harry Kane shënoi 61 gola në 51 ndeshje të zhvilluara sezonin e kaluar me Bayernin e Mynihut, një shifër spektakolare që e bëjnë atë një prej kandidatëve për të fituar Topin e Artë për këtë vit, duke qenë se pas Botërorit nuk ka një favorit të qartë për të ngritur trofeun këtë vit.
Pikërisht në lidhje me mundësitë e tij për të fituar këtë trofe kaq të lakmuar individual foli edhe sulmuesi i përfaqësueses angleze.
‘Është çmimi më i rëndësishëm që mund të arrish, por nuk është në dorën time-tha Kane-kam bërë çfarë kam mundur në aspektin e rendimentit. Sigurisht do të ishte fantastike nëse kjo do të ndodhte, por duhen edhe 2-3 muaj përpara se të merret një vendim’
Harry Kane hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin e Mynihut, por kampionët e Gjermanisë kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre për rinovimin e kontratës me të dhe duket se është vetëm çështje ditësh që të zyrtarizohet marrëveshja.
‘Më mbetet edhe një vit në kontratën time, kështu që tani është momenti të flitet për të-shtoi Harry Kane-do të diskutojmë javën e ardhshme ose atë që vjen më pas. Të dyja palët janë të qetë në këtë aspekt’.
Top Channel