Roger Federer kishte hyrë në listën e sportistëve miliarderë me një pasuri të vlerësuar nga prestigjiozja Forbes prej 1.1 miliardë dollarë.

. Por aktualisht zvicerani e ka humbur këtë status dhe shkak u bë rënia në bursë që pësoi ditën e martë çmimi i aksioneve të On Holding, kompania e veshjeve sportive ku ai është edhe imazh i saj dhe ku ai ka edhe një kuotë aksionesh, pas publikimit të të dhënave të shitjeve të tremujorit të dytë që rezultuan nën pritshmëritë e kësaj kompanie.

Pasuria neto e legjendës së tenisit, që u tërhoq nga aktivitetet në 2022 pasi kishte fituar 20 tituj Grand Slami dhe 131 milionë dollarë si shpërblime në 24 vjet karrierë të tij, ra në 951 milionë dollarë me një humbje prej të paktën 52 milionë dollarë pas rënies me 19% të aksioneve të On Holding në bursë.

Roger Federer u bë pjesë e On si bashkëpronar në 2019 dhe kompania e përshkruan kampionin e tenisit si një partner të ngushtë të themeluesve. Zvicerani zotëron një kuotë prej rreth 2.5% të aksioneve me rreth 296 milionë aksione të klasit A sipas vlerësimeve të Forbes dhe 341 milionë aksione të klasit B, kuotë kjo që e çoi pasurinë e Federer drejt kufirit të 1 miliard dollarësh për herë të parë.

Top Channel