Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Dinamo regjistroi një rezultat fantastik teksa arriti në të kualifikohej për në raundin e playoffit të Conference League pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Audas.

Kundërshtari i radhës për skuadrën e Ilir Dajës është pikërisht Pafos pas eliminimit nga Salzburg në Europa League dhe UEFA tashmë ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje dhe bëhet fjalë për një ekip arbitrash belgë.

Gjyqtar kryesor do të jetë Lawrence Visser i cili do të ketë ndihmën edhe nga dy asistentët e tij Ruben Wyns dhe Michele Seeldraeyers. Arbitër i katërt  është Kevin Van Damme, ndërsa për në sallën VAR, UEFA ka përzgjedhur Jan Boterberg dhe Wesli De Cremer.

Sfida e playoffit mes Dinamos dhe Pafos do të luhet të enjten e 20 gushtit në orën 21:00 në Elbasan Arena.

Top Channel