Ditën e shtunë Flamurtari zyrtarizoi transferimin e Paulo Estrela nga Skënderbeu me të cilin ai kishte një kontratë që skadonte deri në vitin 2027, një lëvizje kohë disi e çuditshme për faktin se Skënderbeu është ngjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa Flamurtari është në Kategorinë e Parë.

Portugezi që ka qenë edhe pjesë e skuadrës Porto B në të kaluarën iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh për Skënderbeut dhe tifozëve të tij.

‘Futbolli nuk na lejon gjithmonë të zgjedhim se si mbarojnë kapitujt, por ne mund të zgjedhim se çfarë marrim me vete. Unë zgjedh të kujtoj të mirën-thekson Estrela në mesazhin e tij-Që nga dita ime e parë në Korçë, dhashë gjithçka për këtë fanelë dhe për klubin. Po largohem me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër, duke e ditur se dhashë gjithçka si në fushë ashtu edhe jashtë saj’.

Estrela nuk harroi të falenderojë tifozët dhe stafit teknik të skuadrës korçare dhe iu uroi më të mirën për të ardhmen.

‘Mbi të gjitha, dua të falënderoj mbështetësit e Skënderbeut, të cilët më pritën me krahë hapur që nga dita e parë dhe më bënë të ndihem si në shtëpi. Dashuria, respekti dhe mbështetja juaj ishin të paharrueshme dhe do të jenë gjithmonë një nga kujtimet më të mira që mbaj me vete-theksonte Estrela-një falënderim shumë i veçantë për Z. Ernest, i cili që nga momenti që mbërrita qëndroi pranë meje, besoi tek unë, më ndihmoi dhe gjithmonë më trajtoi me respekt. Unë marr mësimet e tij me vete dhe, mbi të gjitha, mirënjohjen time për gjithçka që bëri për mua. Shokëve të mi të ekipit, faleminderit për të gjitha momentet që ndamë. Dhe familjes sime, faleminderit që ishit gjithmonë aty për mua, edhe nga distanca. Të gjithëve që ishin pjesë e këtij kapitulli, falëminderit. I uroj Skënderbeut dhe mbi të gjitha, mbështetësve të tij, gjithçka më të mirë për të ardhmen. Një kapitull mbaron, por kujtimet dhe njerëzit që vërtet bënë një ndryshim mbeten përgjithmonë’

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Estrela (@pauloestrela_)

Top Channel