Vllaznia dhe Vora bëhen gati për sezonin e ri në Kategorinë Superiore që do të nisë javën e ardhshme. Në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, të dyja skuadrat u përballën në një ndeshje miqësore mes tyre, që ishte edhe sfida e fundit për to e fazës përgatitore.

Ishte një ndeshje që nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 2-2 me trajnerët respektivë, Martini dhe Bellaj që testuan futbollistët e tyre

Kuqeblutë shënuan dy herë në pjesën e parë me Bekim Balaj që ekzekutoi saktë një penallti dhe më oas me Muratajn. Pak para mbylljes së pjesës së parë Vora shkurtoi shifrat në 2-1 me golin e Karricës, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Bellaj arriti të barazojë 2-2 me Traikov, me shifrat që nuk ndryshuan më deri në përfundim të ndeshjes.

Kategoria Superiore do të nisë të premten e 21 gushtit pikërisht me ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ndërsa Vora do të luajë të dielën e 23 gushtit në fushën e Dinamos.

Top Channel