Skandali “Negreria”, Reali dërgon deklaratën zyrtare UEFA-s: Ja si kryheshin pagesat nga ana e Barcelonës

17/06/2026 14:23

Klubi i Real Madrid ka njoftuar se ka dorëzuar një deklaratë zyrtare me shkrim pranë UEFA, lidhur me çështjen e njohur si “Negreira”, e cila prej kohësh është nën hetim në futbollin spanjoll.

Në deklaratën e tij, klubi madrilen informon UEFA-n për ekzistencën e disa provave që, sipas tij, forcojnë më tej indiciet e njohura më herët mbi pagesa të zgjatura dhe të paqarta, të cilat pretendohet se janë kryer nga Barcelona drejt José María Enríquez Negreira, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Sipas Realit, këto pagesa dyshohet se janë realizuar përmes strukturave të ndryshme korporative dhe nuk kanë një justifikim të verifikueshëm financiar.

Klubi thekson se dokumentacioni i dorëzuar synon të mbështesë hetimet e organeve disiplinore të UEFA-s dhe të kontribuojë në sqarimin e plotë të çështjes, e cila ka shkaktuar debat të madh në futbollin europian.

Çështja “Negreira” vijon të jetë një nga skandalet më të diskutuara në Spanjë, ndërsa hetimet institucionale dhe sportive mbeten ende në zhvillim.

Top Channel