Botërori 2026 dhe futbollistët që janë në vallëzimin e tyre të fundit

17/06/2026 15:26

Kampionati Botëror i futbollit është skena që çdo futbollist aspiron, por që shumë pak ia dalin të ngjiten. Edhe më i çuditshëm është fakti që të jesh gjithë karrierën sportive mes lojtarëve më të mirë të vendit sa arrin të vendosësh që të tërhiqesh nga kombëtarja pas një eksperience të tillë

Në këtë edicion të Kupës së Botës, ka vetëm një rast që e ka bërë të ditur tërheqjen nga kombëtarja pas përfundimit të kompeticionit. Bëhet fjalë për ‘Memo’ Ochoa i cili do t’i thotë përfundimisht lamtumirë kombëtares meksikane dhe futbollit të luajtur në përgjithësi. Portieri meksikan, tashmë 41 vjeçar, që është në botërorin e tij të 6, e konfirmoi vendimin e tij gjatë një interviste emotive

Ndërsa futbollistë të tjerë kanë bërë të ditur tërheqjen nga kombëtaret e tyre, por nuk u bënë pjesë e tyre në Botërorin 2026. Wataro Endo, kapiteni i Japonisë bëri të ditur lamtumirën përfundimtare nga kompeticionet ndërkombëtare vetëm pak ditë përpara debutimit të skuadrës japoneze në turneun e Amerikës së Veriut. Mesfushori 33 vjecar nuk mundi dot të rikuperohet nga një dëmtim në kavilje gjatë grumbullimit të skuadrës dhe trajneri Moriyasu e la jashtë skuadre me Endo që në fund bëri të ditur tërheqjen nga kombëtarja

Botërori i fundit i yjeve të futbollit

Edhe pse nuk është përfundimtare, për shumë futbollistë ky Botëror do të jetë i fundit për shkak të moshës së tyre. Lionel Messi ka ardhur në këtë kompeticion në moshën 38 vjeçare dhe për të mbrojtur titullin kampion bote. Duket e vështirë të mendosh që ai do të jetë në edicionin e 2030 kur do të jetë 42 vjeç, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me një tërheqje të tij. Rast i ngjashëm është ai i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez është 41 vjec dhe me shumë mundësi kjo do të jetë hera e fundit që do ta shohim atë në turne madhorë me kombëtaren e Portugalisë. Yje të tjerë për të cilët kjo Kupe Bote pritet të jetë e fundit në karrierën e tyre janë: Modric (Kroacia), Manuel Neuer (Gjermania), Neymar (Brazili), Kevin De Bruyne (Belgjika), Virgil van Dijk (Holanda), James Rodríguez (Kolumbia), Mohamed Salah (Egjipti) apo Harry Kane (Anglia).

 

 

Top Channel