Real Madrid denoncon Barcelonën në UEFA, dërgon raport zyrtar për çështjen “Negreira”
Nëse nuk është marrëveshja e verës, është shumë pranë finalizimit. Mediat spanjolle raportojnë një zhvillim të madh në merkato që përfshin Arsenal dhe Atletico Madrid, me dy sulmuesit kryesorë në qendër të vëmendjes: Julian Alvarez dhe Viktor Gyokeres.
Sipas raportimeve të El Chiringuito, Arsenali ka arritur një marrëveshje të plotë me klubin madrilen për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez drejt Londrës.
Detajet e operacionit janë të bujshme. Për të bindur Atletico Madridin të lërë të lirë një nga lojtarët kyç të Diego Simeones, “Topçinjtë” thuhet se kanë ofruar një paketë që përfshin 50 milionë euro plus kartonin e sulmuesit suedez Viktor Gyokeres.
Ky shkëmbim do t’i jepte Arsenalit një përforcim të madh në repartin ofensiv, veçanërisht për objektivat në UEFA Champions League, ku Alvarez ka qenë vendimtar me paraqitje të forta sezonin e kaluar.
Nga ana tjetër, Gyokeres do të shihej si një profil i përshtatshëm për stilin e lojës së Simeones, duke i dhënë Atletico Madridit një sulmues tipik zone, në një moment kur priten edhe lëvizje të tjera në repartin ofensiv.
Në sfond mbetet edhe interesimi i klubeve të tjera të mëdha. Real Madrid CF ka bërë më herët një tentativë të madhe me një ofertë të raportuar rreth 150 milionë euro, por që është refuzuar. Ndërkohë, FC Barcelona mbetet gjithashtu në garë, me raporte që sugjerojnë një ofertë të mundshme që mund të aktivizohet pas Kupës së Botës.
Top Channel