Video/ Magji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me show Botërorin e Argjentinës
Austria e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, duke mposhtur Jordaninë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë të turneut.
Austriakët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Romano Schmid, i cili realizoi një supergol.
Jordania, që po luan për herë të parë në një Kampionat Botëror, reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 50-të me Olwan.
Austria mendoi se kishte rikthyer avantazhin në minutën e 67-të me Marko Arnautovic, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje të topit me dorë.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur Yazan Al Arab devijoi topin në portën e tij.
Në fund, pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordoi një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Arnautovic, duke i dhuruar Austrisë fitoren 3-1 dhe tre pikët e para në turne, e cila i bashkohet Argjentinës së Messit në krye të Grupit J.
REZULTATI:
Austri 3-1 Jordani
Schmid 21’, Al Arab (A.G) 76’, Arnautovic (P) 90+12’ / Olwan 50’
Top Channel