Zlatan Ibrahimovic thumbon Haaland: Është vrasës në zonë, por…

17/06/2026 13:32

Zlatan Ibrahimovic nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për të ngritur veten në qiell, as në momentin kur në horizont shfaqet Norvegjia dhe ylli i saj Erling Haaland që i bënë një start fantastik botërorit të këtij viti.

Sulmuesi i Manchester City shënoi një dygolësh në fitoren e skuadrës skandinave duke bërë që të gjithë tifozët në stadium dhe në mbarë botën të ngrihen nga vendi, por jo suedezin. Ibrahimovic që për pak kohë e ka lënë zyrën te Milani për të veshur mantelin e opinionistit për Fox Sports, e ngriu menjëherë entuziazmin e krijuar me personalitetin e tij të zakonshëm.

Në momentin kur Alexi Lalas foli për një parakalim historik duke deklaruar se një botëror i shkëlqyer mund të bëjë të Haaland të qëndrojë mbi Ibrahimovic në historinë e futbollit botëror, ish sulmuesi i përfaqësueses suedeze ngriti menjëherë murin.

‘Nuk jam i sigurt, Haaland duhet të bëjë më shumë për të arritur nivelin e një fenomeni natyral si unë-tha Ibrahimovic-është një vrasës në zonë, por kjo është mjaftueshëm, është inteligjent. Bën atë që duhet të bëjë, por jo më shumë nga sa është në gjendje të bëjë. Mjaftohet me mos shpenzimin e energjive’

Duke shkuar totalisht kundër rrymës përsa i përket entuziazmit të përgjithshëm, Ibrahimovic e thumboi Haaland me një nga ato ‘shigjetat’ tipike të tij teksa kujtoi një intervistë në të cilën norvegjezi pohonte se ëndrra e tij ishte që të prekte dy topa dhe të shënonte 2 gola, një koncept që Ibrahimovic e likuidoi me një nga ato batutat e tij të rrufeshme.

‘Ëndrra ime do të ishte të prekja dy topa e të shënoja 3 gola-tha Ibrahimovic.

Ai që çaktivizoi përfundimisht bombën ishte vetë Haaland në intervistën e dhënë në përfundim të ndeshjes.

‘Do të thoja që jam në majë, por nuk kam shënuar më shumë gola në këtë sezon-tha Haaland-duke parë statistikat, nuk jam më i mirë nga sulmuesit. Mendoj se Harry Kane dhe Mbappe kanë shënuar më shumë gola se unë dhe për mua ky është realiteti, kështu që jo, nuk jam më i miri’.

Top Channel