Live Francë-Senegal/ “Gjelat” vulosin tre pikët, Barcola shënon edhe golin e dytë (Video)
Vetëm përpara një javë më parë në median spanjolle u fol për gatishmërinë si të Al Hilal ashtu edhe të Al Nassr për të bërë një ofertë për Raphinan me një oagë 4 herë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht.
Por në orët e fundit portali sportiv brazilian, Globoesporte thekson se është Al Hilal që do të tentojë për Raphinhan duke dhënë informacione të reja.
Gjithnjë sipas Globoesporte, skuadra që drejtohet nga Simone Inzaghi dëshiron të kthehet në fronin e kampionatit saudit dhe ka shënjestuar sulmuesin e Barcelonës të cilin e kërkoi edhe përpara 2 sezonesh. Portali i njohur brazilian shton se Al Hilal kërkon të bindë futbollistin duke i ofruar 170 milionë euro Raphinhas dhe për t’i bërë vend në skuadër do të kërkojë të largojë Darëin Nunez.
I njëjti informacion thekson se Raphinha ishte në dijeni të këtij propozimi që përpara fillimit të Botërorit, me sulmuesin që kërkoi të përqendrohej te turneu në Amerikën e Veriut duke i shtyrë bisedimet me drejtuesit e klubit arab pas përfundimit të kompeticionit.
Deri në këtë moment, Raphinha gjithnjë ka qenë i qartë në qëndrimin e tij për të vijuar karrierën te Barcelona. Kështu ka deklaruar publikisht dhe privatisht përmes personave që janë rreth tij. Braziliani ka me Barcelonën një kontratë deri në 2028 pas rinovimit të saj verën e kaluar.
Top Channel