Mbappe e nis Botërorin me dopietë, kalon Giroud si shënuesi më i mirë i Bluve, i afrohet edhe Kloses
Kombëtarja e Koresë së Jugut po përjeton një moment tensioni pak ditë përpara ndeshjes me Meksikës për shkak të përplasjeve të me përfaqësues të medias së vendit të saj që udhëtuan në Amerikën e Veriut për të mbuluar këtë eveniment.
Stërvitja e kësaj të marte u krye pa praninë e medias siç parashikon rregullorja duke qenë se po afron edhe ndeshja me Meksikën e parashikuar për t’u zhvilluar të luhet të enjten. Përplasjet me median koreane lindën pas transmetimit drejtpërdrejt të stërvitjes së parë të mbajtur nga skuadra në tokën meksikane gjatë të cilit u dëgjuan gazetarët koreanojugorë të kritikojnë kapitenin Son heung-min për faktin që nuk e kreu të plotë shërbimin ushtarak siç e kërkonte ligji i vendit.
‘Vrapon si të ishte në shërbim ushtarak dhe as nuk e kompletoi këtë shërbim’-dëgjohet në video të kenë thënë gazetarët duke iu referuar trajtimit special që Son mori në këtë pikë pasi Koreja e Jugut fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike të 2018. Pjesëtarët e skuadrës koreanojugore u shfaqën të pakënaqur dhe zhvilluan një mbledhje ekskluzive për përfaqësuesit e medias koreano jugore. Në mënyrë paralele futbollistët u solidarizuan me Son dhe refuzuan të marrin pjesë në konferencat që kombëtarja organizoi përpara nisjes së stërvitjes dhe jo vetëm kaq. Stafi teknik vendosi të anulojë të gjitha intervistat individuale të lojtarëve me disa media diçka për të cilën kishin rënë dakord shumë më përpara.
Kjo solli pakënaqësi te gazetarët koreanë të cilët kritikuan anëtarët e Federatës gjë që ndezi akoma më shumë tensionet duke bërë që kombëtarja koreane të pretendonte që përgjegjësit të kërkonin ndjesë, në rast të kundërt intervistat për të cilat kishin rëndë dakord nuk do të zhvilloheshin
Ditën e hënë, Federata Koreanojugore e Futbollit publikoi një komunikatë ku u ankua për komentet e papëeshtatshme që shkaktuan shqetësim dhe zhgënjim në skuadër dhe iu kërkua gazetarëve që të tregonin më shumë konsideratë dhe të kishin një sjellje të përgjegjshme kundrejt kombëtares dhe futbollistëve që situata të tilla të mos ndodhin më. Po kështu iu kërkoi gazetarëve dhe shoqërisë bashkim dhe mbështetje për kombëtaren që është në Botërorin e saj të 11 dhe është në prat të një prej ndeshjeve të saj më të komplikuara në fazën e grupeve. Komunikata më pas u fshi nga rrjetet sociale të Federatës disa orë më vonë, pikërisht në momentin kur Son pati një mbledhje me gazetarët me këta të fundit që i kërkuan ndjesë sulmuesit edhe pse sipas dëshmitarëve lojtari nuk e bëri të qartë nëse do të mbahet vetoja apo jo ndaj medias koreanojugore. Këtë të mërkurë, trajneri Hong Myung-bo dhe një futbollist do të mbajnë konferencë shtypi për median ndërkombëtare si pjesë e aktiviteteve të programuara nga FIFA përpara ndeshjes.
Top Channel