Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror me vlerë 7 milion euro, 95 persona në pranga
Marc Cucurella është zyrtarisht futbollisti i parë i projektit të ri të Real Madridit nën drejtimin e Jose Mourinho dhe presidentit Florentino Pérez. Mbrojtësi i majtë i kombëtares spanjolle ka firmosur me klubin madrilen një kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2032.
Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 27-vjeçarit, i cili rikthehet në La Liga pas pesë sezonesh në Premier League. Cucurella kaloi një sezon te Brighton dhe katër të tjerë te Chelsea, ku u konsolidua si një nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Europë.
Në njoftimin zyrtar, klubi madrilen konfirmoi marrëveshjen: “Real Madrid CF dhe Chelsea FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Marc Cucurella, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2032.”
Comunicado Oficial: Cucurella.https://t.co/O3LIA2aLyT
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 15, 2026
Megjithëse shifrat nuk janë bërë zyrtare, mediat spanjolle raportojnë se transferimi i kushton Real Madridit rreth 55 milionë euro.
Cucurella, i formuar në akademinë e Barcelonës “La Masia”, rikthehet në kampionatin spanjoll pas eksperiencave me Barcelona B, Eibar dhe Getafe, duke sjellë në Madrid agresivitetin, energjinë dhe aftësinë e tij për t’u përfshirë si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese.
Top Channel