Zyrtare: Mourinho ia mori Barcelonës nga duart, Bernardo Silva firmos me Real Madridin

17/06/2026 11:15

Bernardo Silva është zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit. Mesfushori portugez i bashkohet madrilenëve si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn, duke firmosur deri në vitin 2028.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona kishte arritur një marrëveshje paraprake me 30-vjeçarin që në fund të muajit maj dhe konsiderohej favorite për transferimin e tij.

Megjithatë, situata ndryshoi pas ndërhyrjes së trajnerit José Mourinho, i cili e bindi lojtarin të transferohej në “Santiago Bernabéu”.

Pas kontakteve me drejtuesit e Real Madridit dhe bisedës me Mourinhon, Bernardo Silva vendosi të refuzojë Barcelonën dhe të zgjedhë klubin madrilen.

Portugezi mbyll kështu një aventurë të suksesshme në Manchester City, ku fitoi 19 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premier League.

Top Channel