Emocionuese, SHBA ndërhyn për të sjellë nënën e portierit në Kupën e Botës
Rikthimi i shumëpritur në skenën e madhe nuk mund të niste më mirë për Norvegjinë, e cila pas 28 vitesh mungesë triumfoi bindshëm 4-1 ndaj Irakut në “Gillette Stadium”.
Fytyra e këtij suksesi ishte padyshim Erling Haaland, i cili realizoi një dygolësh vendimtar. Takimi ishte historik edhe për irakianët, të cilët luanin në një Kupë Bote pas 40 vitesh pritjeje. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të nga Haaland, por Iraku reagoi shpejt duke barazuar me Aymen Hussein dhjetë minuta më vonë. Megjithatë, një gabim fatal i mbrojtjes aziatike në minutën e 43-të i fali sulmuesit norvegjez golin e dytë personal, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.
Në fraksionin e dytë, dominimi skandinav ishte i plotë dhe i padiskutueshëm. Me 62% zotërim topi, norvegjezët administruan ritmin dhe gjetën golin e qetësisë me anë të mbrojtësit Leo Østigård, i cili çoi shifrat në 3-1 në minutën e 76-të. Ndërkohë që në kohën shtesë kur të gjithë prisnin me padurim mbylljen, sidomos lojtarët e Irakut, por ishte pikërish Hussein që nga një rrëmujë në zonë shënon në portën e tij për të vulosur rezultatin me këtë autogol në 4-1. Me këtë fitore të merituar, Norvegjia nis rrugëtimin e saj me tre pikë të plota në Grupin I. Nga ana tjetër, Iraku do të duhet ta lërë pas këtë disfatë, pasi më 22 qershor në Filadelfia e pret një sfidë edhe më e vështirë përballë gjigantëve të Francës.
Rezultati:
Irak-Norvegji 1-4
Top Channel