Botërori 2026 dhe futbollistët që janë në vallëzimin e tyre të fundit
‘U përgatita për të ardhur në një formë sa më të mirë në botëror’-kështu u shpreh Messi pasi shkroi emrin në historinë e futbollit si lojtari i parë që luan 6 edicione të Kupës së botës dhe pasi barazoi Miroslav Klosen si shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve.
Kapiteni i Argjentinës u shfaq në zonën miks për të folur me mediat e pranishme, i relaksuar dhe i kënaqur. Në mbrëmjen e tij të madhe ai dha detaje se si kanë qenë muajt e kaluar, ajo çfarë ndodhi mes triumfit me Inter Miamit dhe të shkruarit të historisë në Kupën e Botës.
Lionel Messi e menaxhoi situatën me shumë profesionalizëm. ‘Është shumë mirë’-thanë për të përditshmen AS burime pranë futbollistit. Motivi, plani i punës që ka ndjekur që nga momenti kur Argjentina siguroi kualifikua për në Botëror. Atë ditë, për habinë e të gjithë publikut në përgjithësi dhe atij argjentinas në veçanti, Messi deklaroi se nuk e dinte nëse do të ishte në këtë kompeticion, ku në fakt është
Sulmuesi 38 vjeçar e kishte obsesion që të shkonte në këtë Kupë Bote në formën më të mirë të mundshme. Një futbollist si ai nuk mund të paraqitet në një kompeticion të tillë nëse nuk mund të jetë vendimtar. Së bashku me stafin e tij ai bëri një plan për të qenë në formën optimale dhe Messi që njohim në momentin vendimtar.
Përvec seancave stërvitore të paradites me Inter Miamin, gjatë pasditeve argjentinasi punoi me një trajner personal që perfeksionoi përgatitjen e tij fizike. Shenjat ishin gjithnjë e më të mira teksa Botërori afrohej. Megjithatë një dëmtim në ije e frenoi kur kishin mbeter vetëm pak javë nga starti i kompeticionit. Një dëmtim që në fund nuk rezultoi serioz dhe Messi vijoi me planin e tij deri në rikthimin e tij në fushën e lojës në ndeshjen me Islandën. Kishin mbetur vetëm pak ditë nga Botërori i tij i 6, por askush nuk dyshonte te ai, aq më pak vetë Messi. ‘E dinim si do të vija’-pranoi Messi. U tha, u bë. Në ndeshjen e parë të kompeticionit ai hyri plotësisht në histori. Historinë që nuk mbaron kurrë me gjeniun që kurrë nuk reshti së qeni i tillë.
Top Channel