Simeone thumbon Lamine Yamal: Duhej të kisha frikë një adoleshent? Kam parë Ronaldon të shënojë tregolësh
Në harkun e 4 ditëve, u bënë protagonistë në fushën e lojës dy futbollistë që u lanë jashtë kombëtares italiane nga Gennaro Gattuso dhe bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo dhe Matteo Ruggeri. Futbollisti i Udineses dhe ai i Atletico Madrid konfirmuan paraqitjet e tyre në muajt e fundit.
Nëse trajneri do të kishte parë vetëm formën e tyre, Zaniolo dhe Ruggeri vështirë se do t’i kishte lënë jashtë në ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Bosnjen. Por dëshira për të besuar te një grup i konsoliduar në muajt e mëparshëm e privoi kombëtaren italiane nga 2 lojtare që mund të kishin dhënë një kontribut domëthënës.
Sidomor në një ndeshje delikate si ajo e Zenica, ku aspekti psikologjik ishte vendimtar. Ish futbollistët e Atalantës që shpesh kanë qenë objekt kritikash për sjelljet jashtë fushës së lojës shpesh, janë shfaqur të besueshëm me klubet kur presioni rritet dhe skena bëhet prestigjioze.
‘Dritë në San Siro! Të bësh një paraqitje të tillë ndaj një skuadre të tillë dhe në një stadium të tillë, janë emocione që do të mbeten gjithnjë në jetët tona’-shkruante Zaniolo në një postim në Instagram pas fitores ndaj Milanit. Sigurisht një 3-0 i tillë është histori kontemporane e Udineses, por prapa ka diçka më shumë se një fitore që vlen vetëm vendin e 10 për të besuarit e Runjaic. Në fakt është vetëdija se Zaniolo ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për Serie A, me 5 gola dhe 6 asiste në 28 ndeshje edhe në Friuli pas aventurave jo bindëse me Atalantën dhe Fiorentinën
Në Riyadh Air Metropolitano edhe Ruggeri u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve duke përjetuar një tjetër mbrëmje epike duke u mbajtur mirë përballë Yamal. Në ndeshjen e parë dha asist te Sorloth për golin e dytë, më pas ishte sfida e re pa pushim me fenomenin aktual dhe të ardhshëm të futbollit botëror; 7 duele të fituara, 5 rikuperime, 18 pasime të sakta janë disa prej statistikave që publikoi vetë futbollisti në Instagram. Zaniolo dominoi Milanin në San Siro, Ruggeri zbuti Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe këtu lind pyetja: Pse nuk janë marrë në konsideratë? Për paparashikueshmërinë ofensive i pari dhe për soliditetin në mbrojtje i dyti, ndoshta mund të thonin fjalën e tyre edhe ndaj Bosnjes, e 71 në renditjen e FIFA.
Top Channel