Lëvizje shokuese dy muaj përpara Botërorit, kombëtarja e njohur shkarkon trajnerin që mundi Anglinë dhe e zëvendëson me ish-mesfushorin legjendar
‘Brazili do të fitojë Botërorin, ka sulmues shumë të fortë dhe në stol është Carlo Ancelotti. Më pas shoh Francën dhe Spanjën. Sigurisht topi është i rrumbullakët dhe do të vendosin episoder, por për mendimin tim në fund do të fitojë skuadra e Carlos’-ky është parashikimi i bërë nga Falcao, dy muaj përpara fillimit të Botërorit të kësaj vere.
I intervistuar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, Paulo Roberto Falcao pranoi se edhe Gjermania, Argjentina dhe Portugalia kanë shanset e tyre, por kundërshtarët më të rrezikshëm të Brazilit sipas tij janë Franca dhe Spanja
‘I vetmi avantazh që kanë në krahasim me Brazilin është se ato janë skuadra të formuara tashmë, gati, por në fund do të fitojmë ne-tha Falcao i cili më pas foli edhe për temën që ka ndarë vendin amerikanolatin, mungesën e Neymar në radhët e Seleçaos, çështje për të cilën ndërhyri edhe vetë presidenti Lula.
‘Tani po shoh që Neymar po kërkon të luajë, por janë dy vjet që nuk po e bën këtë-tha Falcao-gjithnjë më ka pëlqyer, është një futbollist ndryshe. Por kjo nuk. mjafton të thuash se do të luajë si në të kaluarën për të mbështetur idenë që duhet të luajë në një botëror. Mendoj se Ancelotti bëri atë që do të kisha bërë edhe unë; e ka thënë qartë se Neymar duhet të tregojë se është mirë. Nuk varet nga Carlo, por nga ai vetë, nga Neymar’.
Top Channel