Edhe pse Ernest Muçi po bën shumë mirë te ekipi i Trabzonspor, drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për të blerë ose jo kartonin e sulmuesit shqiptar.

Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, e përkthyer me 13 gola dhe 8 asiste në 29 ndeshje, në Superligë dhe Kupën e Turqisë. Sipas raportimeve që vijnë nga Turqia, konkretisht “Eagle Media”, thuhet se klubi i Besiktas ka bërë “prapa-kthehu” për Ernest Muçin.

Nëse “Shqiponjat” e Stambollit nuk e shesin për tarifën që ata kërkojnë apo pretendojnë, 25-vjeçari do të mbetet pjesë e Besiktas për sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa u tha më parë se nuk do të kishte më rikthim.

Sipas “Transfermarkt”, kartoni i Ernest Muçit vlen 11 milionë euro.

Top Channel