Fyerje seksiste në drejtim të trajneres së Union Berlin, reagon klubi: Është e turpshme
Napoli deri para pak kohësh, ishte i sigurt për largimin e Contes. Shenjat ishin shumë; që nga dëshira e shprehur hapur për një rikthim në kombëtaren italiane e deri te De Laurentiis që nuk ishte i sigurt në mohimin në mënyrë kategorike të hipotezës për lamtumirën e trajnerit.
Por tani gjërat duken se janë ndryshe. Në radhë të parë, në krye të Federatës po vjen një president që sheh me sy të mirë Massimiliano Allegrin në postin e kombëtares italiane e për më tepër, të dyja palët nuk duken se kanë alternativa të tjera kaq tunduese. Pra Conte mund të respektojë edhe vitin e mbetur në kontratë duke barazuar rekordin e 3 sezoneve radhazi në të njëjtën skuadër si te Juventusi në periudhën 2011-2014
Nga ana e tij, De Laurentiis nuk do të shihte të nevojshme kryerjen e një tjetri revolucioni duke mbajtur një trajner që në dy sezone fitoi një titull dhe po siguron edhe vendin e dytë, një sukses ky duke parë dëmtimet e shumta që shoqëruan të gjithë sezonin e Napolit. Gjithsesi shumë do të varet nga fundi i sezonit me skuadrën napoletane që duhet të blindojë vendin e dytë. Por rreziqet nuk mungojnë.
Do të diskutohet për merkaton dhe dihet që trajneri është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj teme dhe do të bëjë kërkesa që nuk dihet sesa mundësi kanë që të bëhen realitet nga presidenti. Do të luhet shumë në këtë pikë dhe është e vështirë të bësh parashikime. Një vit më parë, largimi i Contes dukej i sigurt, por ndodhi surpriza dhe ai vendosi që të qëndrojë. Këtë herë do të ulen në tryezën e bisedimeve për arsye të ndryshme, duke qenë se në atë kohë vinte pas një titulli të fituar, ndërsa tani, nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë e bujshme, rrugët e marra janë të tjera.
Sezoni aktual ka qenë një sezon i komplikuar, me pjesëmarrjen në arenën evropiane krejtësisht për t’u harruar dhe shumë pikë të humbura ndaj skuadrave të vogla që e detyruan Napolin t’iu thotë lamtumirë pretendimeve për titullin.
Deri tani pikët e lëna në fushë janë 12 kundrejt 5 pikëve që ka lënë Interi, këtu është e gjithë diferenca. Mbajtja e skuadrës në vendet e para të kampionatit pavarësisht dëmtimeve dhe rasteve të rebelimit sic është çështja Lukaku, është një plus që shkon në favor të trajnerit, por pa harruar se problemet muskulare shohin si përgjegjës, stafin teknik. Pra nuk është vetëm çështje e fatit të keq. Nëse vizioni i tyre për të ardhmen do të përputhen, sidoqoftë, është e sigurt se Conte dhe Napoli do të jenë së bashku edhe për një vit.
Top Channel