Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa dhe Conference League, njihuni me çiftet dhe gjithçka duhet të dini
Paulo Dybala mund të transferohet te Milani në qershor. Kjo është hipoteza më e fundit e ngritur nga e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas i cili nuk është i sigurt se do të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Sipas kësaj të përditshmeje, zyrtarisht, askush nga Roma nuk i ka komunikuar argjentinasit se kontrata që skadon në qershor nuk do të rinovohet. Dybala ka marrë oferta nga disa klube në Amerikën e Jugut, por futbollisti do të qëndronte te verdhekuqtë dhe me pagë të reduktuar.
Por në rast se ai do të duhet të largohet nga Roma, sipas ‘Corriere Della Sera’, ambicia e Dybalas është të mund të luajë në San Siro me Milanin edhe me një kontratë të bazuar mbi rendimentin. Tani mbetet vetëm për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
Top Channel