Trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi qëndron prej 3 ditësh i izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, duke humbur drejtimin e skuadrës në pikë kyçen të sezonit.

Për herë të parë Bushi flet për Top Channel, rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe për gjendjen shëndetësore.

Dy ditë përpara ndeshjes rezultova pozitiv nuk e di se si pasi nuk kam asnjë shenjë, vetëm temperaturë përpara 10 ditësh”, tha Bushi

Por si ishte të drejtojë skuadrën nga televizori, aq më tepër kur arrihet edhe një rezultat pozitiv si ai i kombëtares sonë Shpresa.

Emocion i madh dhe në momente të caktuara nuk dija çfarë të bëja e ku ti shfryja, flisja me televizorin”, u shpreh trajneri i Shpresave Kuqezi.

Kombëtarja shpresa U21 ka arritur një fitore historike me Kosovën, kjo edhe për faktin që mban vendin e tretë në grup dhe është në kuotën e 14 pikëve, sa asnjëherë më parë. Me një fitore në Angli dhe një barazim i Austrisë me Andorrën kemi shansin e play off-it. Edhe pse i vështirë për Bushin nuk është i pamundur.

Anglia ka ndryshuar nuk është me ajo që erdhi në Shkodër, përpara disa muajsh. Ata barazuan me Andorrën, gjithçka mund të ndodh”, e mbylli Bushi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA