Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Gjirit të Lalzit, duke iu afruar me shpejtësi brezit të pishave dhe hoteleve në zonë.

Era po përhap me shpejtësi flakët dhe në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.

Në terren ndodhet dhe deputetja Manjola Luku, që thotë se shumë turistë ndodhen në hotelet e zonës dhe era po favorizon përhapjen e zjarrit.

Në mbështetje të zjarrfikësve të Durrësit kanë mbërritur mjete dhe forca nga Tirana, Kamza, Shijaku, Kavaja dhe AKMC.

Top Channel