Nga Orban te Vedat Muriqi/ Super Liga turke duket si Serie A, 7 golashënuesit më të mirë kanë kaluar nga kampionati italian
Kombëtarja shqiptare vijon punën për 4 ndeshjet e para të sezonit të ri të Nations League. Pasditen e kësaj të marte, në ‘Shtëpinë e Futbollit’ skuadra kuqezi me Rolando Maran dhe stafin teknik të tij zhvilloi seancën e radhës stërvitore.
Tekniku italian kishte në dispozicion të 28 futbollistët e grumbulluar për këtë fazë përgatitore. Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në UEFA Nations League.
Kuqezinjtë do të nisin aventurën e tyre në Nations League mbrëmjen e së shtunës në 26 shtator me sfidën ndaj Bjellorusisë. Tre ditë më vonë, në 29 shtator kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos. Në 3 tetor skuadra jonë kombëtare do të luajë një tjetër ndeshje në transfertë atë me Finlandën, për të mbyllur këtë fushatë me sfidën ndaj San Marinos në Tiranë. Të gjitha këto ndeshje të skuadrës sonë përfaqësuese do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel